fbpx

Priti me orë para bankës, por nuk i mori 6000 denarë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Priti me orë të tëra para bankës dhe mori lajmin se në xhirollogarinë e tij nuk ka 6 mijë denarë. Edhe pse nuk ka të ardhura dhe nuk është i punësuar nuk i takojnë 6 mijë denarë. Mirëpo shpreson që gruaja e tij do të marr 6 mijë denarë e cila gjithashtu priste në radhë.

Sikur ai ka edhe 70 mijë persona të tjerë.

“Kesh aty më thanë se nuk ka. Të gjithë kanë marrë për mua s’ka. Kam ardh ta shoh gruaja te merr”.

“Nuk kemi nuk jemi në asnjë defter, as ndihmë sociale. Kam punuar si e re, pastaj nuk jam lajmëruar dhe kam mbetur me fëmijët dhe bashkëshortin”.

Disa qytetarë të gëzuar se arritën të marrin ndihmën.

Paratë kur nuk janë të nevojshme? Çdoherë janë të nevojshme, gjithçka që blejmë kushton”.

Rreth 70 mijë qytetarë janë ankuar se nuk kanë marrë ndihmë prej 6 mijë denarëve e që u takojnë. Afati për paraqitjen e ankesave veçmë ka kaluar.

Ndryshe, rreth 27 milionë euro para shtetërore janë lëshuar për të ndihmuar qytetarët. Masa i përfshin qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistët me pension deri në 15.000 denarë, njerëzit e rinj nga 16 deri në 29 vjet dhe prindërit e vetëm.

Share.