fbpx

Presidenti Thaçi: Ata që përmendën “thika mbi harta”, duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para mediave për marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë në Washington.

Ndër të tjerash, Thaçi ka thënë se ata që kanë frikësuar qytetarët duke përmendur ‘thika mbi harta’, teksa ka kërkuar që të njëjtit t’iu kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës, transmeton Portali.info.

“Jeni munduar të frikësoni qytetarët duke përmendur konspiracione, ndërsa tash është vërtetuar se nuk pati as ‘thika mbi harta’, e as ‘harta’ në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se të njëjtit që kanë lëshuar këto deklarata duhet t’iu kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka thënë se nuk i mbetet ‘pikë’ pse nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtëpinë e Bardhë para dhe pas marrëveshjes, ndërsa ka thënë se është i gëzuar që kanë rënë poshtë ‘fluskat me gënjeshtra për ndarje dhe thika mbi harta’. /PORTALI.info

Share.