
Alsat
2019-10-27T12:44:26+01:00
Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve.
Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqëdonisë, ndihen të barabartë, kanë një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar që jam edhe kryetar i tyre- deklaroi Erion Veliaj.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, ndërsa theksoi se respekti ndaj diversiteteve janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI.
Unë jam President i një shteti multientik, edhe kryetari i qytetit të Shkupit është gjithashtu kryetar i një qyteti multietnik gjithashtu. Respekti ndaj diversiteteve prej të cilave është i formuar shteti dhe shoqëria jonë, janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI. Vërtet kam nderin dhe kënaqësinë që mora “Çelësin e qytetit”, sepse kurdo që të më sjellë rruga këndej nga ju, në Tiranë sidomos, do të kem vendin ku të fle një natë- tha Pendarovski.
Veliaj dhe Pendarovski diskutuan edhe mbi rritjen e bashkëpunimit në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturë.
Loading…