fbpx

Prej kujt po frikësohet BDI Kumanovë ta bëje publike listën e kandidatëve për këshilltar?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha subjektet politike shqiptare dhe maqedonase në qytetin e Kumanovës kanë zyrtarizuar listat e tyre për këshilltar, kandidatët për kryetar komune, përveç Bashkimit Demokratik për Integrim. Ajo është duke hezituar për ta bërë publike në mënyrë zyrtare listën e saj.

Edhe pse, zyrtarisht BDI-ja nuk e ka bërë publike listën e saj, jo zyrtarisht në opinion qarkullojnë emrat e kandidatëve të BDI-së në Kumanovë deri në numrin katër.

Listës së BDI-së në Kumanovë i prinë një femër, Arta Ademi, pastaj Ridvan Dervishi, Mendu Asani dhe Fitor Jakupi. Por emrat tjerë fshihen, nuk janë bërë publike. Publike nuk janë bërë as këto emra! Kanë rrjedhur dhe qarkulluar në opinion në rrugë jo zyrtare. A thua vallë prej kujt BDI-ja në Kumanovë po frikësohet për ta bërë zyrtare listën e saj të kandidatëve për këshilltar?!

Share.