Postoi në përkrahje të Erdogan, klubi gjerman përjashton nga skuadra mesfushorin turk

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

9:31 | 15 Tetor 2019

Mesfushori turk Cenk Sahin është liruar nga St Pauli pas një postimi në Instagram në mbështetje të pushtimit nga vendi i tij në rajonet kurde në veri të Sirisë.

Klubi gjerman shkroi të hënën: “Sahin është liruar nga detyrat e tij të stërvitjes dhe të lojës me efekt të menjëhershëm. Faktorët kryesorë në marrjen e vendimeve ishin mosrespektimi i tij i përsëritur për vlerat e klubit dhe nevoja për të mbrojtur lojtarin”.

Ndërkohë Sahin të premten postoi në Instagram: “Ne jemi në anën e ushtrisë dhe armëve tona heroike. Lutjet tona janë me ju!”, përcjell lajmi.net.

Postimi çoi në thirrje nga tifozët e St Pauli që lojtari të përjashtohej, dhe të jepej mesazhe mbështetjeje për kurdët. Klubi me qendër në Hamburg tha se ishte bërë një rishikim i brendshëm, si dhe bisedime midis zyrtarëve të klubit dhe lojtarit – duke dalë me përfundim se ai duhet të përjashtohet nga ekipi.

Kontrata e Sahin do të mbetet e vlefshme por St Pauli i ka dhënë leje të stërvitet dhe të luajë për klube të tjera.

Sahin, i cili u bashkua nga Basaksehir i Stambollit në vitin 2016, raportohet se është përsëri në Turqi. /Lajmi.net/

Share.