15:34 | 29 Tetor 2019

15:34 | 29 Tetor 2019
Real Madrid është i gatshëm të provojë të transferojë sulmuesin Kylian Mbappe verën e ardhshme.
Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ka dëshiruar blerjen e futbollistit francez që nga koha kur ishte në Monaco.
Sipas mediave spanjolle, Perez beson se mund ta transferojë fituesin e Kupës së Botës.
Disa raportimeve thonë që Perez, ka plan të presë deri në fund të sezonit dhe të shpenzojë një shumë të madhe të parave për yllin e PSG-së.
Edhe pse interesimi i gjigantit spanjoll është i madh, ende Perez nuk e ka pyetur klubin francez për vlerën e lojtarit. /Lajmi.net/