fbpx

Pika portokalli në Ekranin tuaj të iPhone tregon diçka Shqetsuese…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë përdorues të iPhone po vërejnë një pikë të vogël portokalli që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të tyre pas azhurnimit në versionin më të fundit të iOS .

Pika portokalli është shtuar si një mënyrë për të dalluar shpejt nëse mikrofoni në iPhone është aktivizuar, shkruan Metro.co.uk.

Pra, çfarë është ajo? Përditësimi i ri i sistemit operativ iOS 14 të Apple vjen me një fokus të madh në sigurinë dhe privatësinë.

Si pjesë e azhurnimit të ri të iPhone, Apple ka shtuar një dritë treguese që ju tregon kur një aplikacion po përdor mikrofonin dhe kamerën tuaj, dhe kjo vjen në formën e një pike portokalli ose jeshile, transmeton Telegrafi.

Kjo është e ngjashme me shumicën e laptopëve që ndezin një dritë të vogël për të treguar se kamera është në përdorim.

Duket e frikshme, por të shikosh pikën në pjesën e sipërme të ekranit nuk është një arsye për tu alarmuar në të gjitha rastet. Disa aplikacione duhet të përdorin mikrofonin tuaj (pikë portokalli) ose kamerën (pikën e gjelbër) në mënyrë që të funksionojnë.

“Një tregues shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit tuaj sa herë që një aplikacion po përdor mikrofonin ose kamerën tuaj. Dhe në Qendrën e Kontrollit, ju mund të shihni nëse një aplikacion i ka përdorur ato kohët e fundit”, shkroi Apple.

Në mënyrë që të fitoni qasje në funksion, do të duhet të azhurnoni në iOS 14.

Share.