23:26 | 30 Tetor 2019

23:26 | 30 Tetor 2019
Nuk është gjë e pazakontë që bateria e smartfonëve të ketë probleme gjatë periudhës së dimrit.
Meqë problemi është më i theksuar tek ‘iPhone’-t, Apple ka një faqe të veçantë në të cilën ofron shpjegime në lidhje me këtë problem, transmeton lajmi.net.
“Temperatura e lartë ose e ulët mund të bëjë që pajisja të ndryshojë sjelljen e saj për të rregulluar temperaturën ,” shkruan krijuesi i iPhone.
“Përdorimi i një pajisje iOS në kushte shumë të ftohta jashtë sferës së tij të funksionimit mund të shkurtojë përkohësisht jetën e baterisë”, potencon tutje ai.
Apple shton se temperaturat shumë të ftohta “mund të bëjnë që pajisja të fiket”.
Ndonëse nuk mund të konsiderohet zgjidhje permanente, mbajtja e pajisjeve të ‘Apple’ në ambiente më të ngrohta do të kryente punë.
Ndërkaq, arsyeja pse ndodh përformimi më i dobët i baterisë në kushte ekstreme të temperaturave është përbërësi kryesor i baterisë.
Të gjitha bateritë e smartfonëve nga radhët e ‘Apple’ përmbajnë litium dhe lëng elektrolit, të cilat mund të kristalizohen. Si rezultat, ato nuk mund të kenë rrjedhën e duhur dhe të reduktojnë jetëgjatësinë, e madje edhe të fiken pa ndonjë ekuivok. /Lajmi.net/