fbpx

Përse Allahu I Lartësuar E Krahasoi Dynjanë Me Ujin? Do Të Mahnitesh Nga Ky Shembëllim…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përse Allahu i Lartësuar e krahasoi dynjanë me ujin? Do të mahnitesh nga ky shembëllim…Përse Allahu i Lartësuar e krahasoi dynjanë me ujin? Do të mahnitesh nga ky shembëllim.

“Dhe sillu atyre shembullin e jetës së kësaj bote, ajo është si një ujë që e zbritëm nga qielli, pastaj prej tij u përzien bimët e tokës, pastaj u bë i thatë (i shkërmoqur) të cilin e shpërndajnë erërat, dhe Allahu është i Plotëfuqishëm për gjithçka.”(Kehf: 45)Së pari:është quajtu “الحياة الدنيا”:‘jeta e afërt’sepse është më afër njeriut se bota tjetër, dhe ‘jeta e ulët’për shkak se është e ulët dhe e pavlerë tek Allahu në krahasim me jetën tjetër, pra mos u vr’itni për të.

Së dyti: përmendi ujin i cili është burimi i jetës, e pasi ai largohet prej njeriut ai thahet, njësoj si bima, e bëhet pluhur që e shpërndajnë erërat. Por e mbylli ajetin me fjalët: Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka, për të treguar se Ai është i plotfuqishëm edhe ta rimbledhë e ta rikrijojë atë pasi u shpërnda.Së treti: ashtu siç përzihen bimët me njëra-tjetrën kur bie shiu dhe gëlon jeta bimore, ashtu edhe njerëzit shtohen, përzihen, lëvizin nëpër tokë dhe e gjallërojnë atë. Dhe ashtu si bima që përfundon në kashtë e thatë, e palëvizshme, ashtu është edhe përfundimi i jetës njerëzore në tokë.Së katërti: (shiko: Tefsirul Kurtubij)Kanë thënë të mençurit: E krahasoi jetën me ujin për 5 arsye:1.

Sepse uji nuk qëndron në një vend, po ashtu edhe dynjaja nuk mbetet për askënd.2.Sepse uji nuk qëndron në një gjendje, po ashtu edhe dynjaja, nuk qëndron në një gjendje për askënd: një ditë shëndet, një ditë sëm’undje, një ditë pasuri, një ditë varfëri, një ditë i lumtur, një ditë i trishtuar, një ditë i gjallë, tjetrën i vd’ekur. “Ato ditë i rrotullojmë mes njerëzve”3.Sepse askush nuk mund të hyjë në ujë e të dalë pa u lagur, po ashtu edhe dynjaja, askush nuk hyn dot në të e të shpëtojë nga sprovat e saj.4. Sepse uji nuk mbetet (avullon) ikën, po ashtu edhe dynjaja.5.

Share.