fbpx

Përkeqësohet gjendja ekonomike në Maqedoninë e Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekonomia në tre muajt e parë të këtij viti është në zgripin e negativitetit. Prodhimi bruto vendor nga janari deri në mars është në nivelin 0.2 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Entit Shtetërore të Statistikave.

Informacionet nga raporti thonë se në tremujorin e parë ka pasur një rritje në sektorë: informacione dhe komunikime edhe atë me mbi 10 përqind. Aktivitetet e lidhura me pasuritë e patundshme janë rritur për 6.5 përqind.

Në tremujorin e parë, është regjistruar rritje e konsumit të brendshëm prej 2.7 përqind, por është regjistruar një rënie në eksportit mbi shtatë përqind. Ulje ka edhe në anën e importit prej gati pesë përqind.

Projeksioni i fundit i pushtetit është se ekonomia në fund të vitit do të ulet për 3.4 përqind. Para krizës, nga Qeveria parashikonin rritje ekonomike këtë vit prej 3.8 përqind. Viti i kaluar përfundoi me një rritje të PBV-së prej 3.6 përqind

Share.