fbpx

Përfundon gjithçka: Sevilla 2:1 Manchester United (Golat e ndeshjes)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sevilla ka kaluar në finale të Ligës së Evropës, pasi në gjysmëfinale e ka eliminuar Manchester Unitedin me rezultat 2-1.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Bruno Fernandesit që shënoi nga penalltia.
Por, Unitedi duket se u akomodua shumë me këtë gol të hershëm dhe nga kjo gjë e pësuan keq.

Sevilla arriti që t’i barazonte shifrat në minutën e 26-të me golin e Susos që u asistua prej Sergio Reguilon.

Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer më pas tentoi që të rikthente epërsinë, mirëpo Marcush Rashford kishte goditje të pasakta.

Në 45 minutat e dytë, skuadra angleze lëshoi disa shanse të mira për gol, pasi portieri Bono i Sevillës ishte në krye të detyrës së tij sonte.

Edhe pse Unitedi kishte më shumë se 20 tentime në drejtim të portës kundërshtare, ishte Sevilla që realizoi.

Luuk de Jong në minutën e 78-të e përmbysi rezultatin nga një asistim i Jesus Navas, për të eliminuar kështu Unitedin nga gara e dytë më e rëndësishme në Evropë.

Fituesi i trefishtë i kësaj gare do të mësojë emrin e kundërshtarit për në finale nga përballja mes Interit dhe Shakhtar Donetskut që zhvillohet të hënën e javës së ardhshme (17 gusht).

Ja edhe golat

Share.