fbpx

Përçarje e madhe në BDI – Mexhiti po aktron me aktivistët e Çairit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përplasja e madhe mes Artan Grubit dhe Izet Mexhitit, ka ngritur tensione të fuqishme brenda BDI-së, ku sipas informatave jozyrtare, thuhet se nënkryetari aktual i saj, Izet Mexhiti, së shpejti pritet të largohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Sipas një burimi të dal nga dega e BDI-së në Çair, i cili për momentin dëshiron të mbetet anonim, thotë kështu:”Në degën e Çairit, kemi përplasje të mëdha mes grupit tonë, të përkrahur nga Izet Mexhiti, dhe grupit të Artan Grubit. Dega ka ultimatum, deri në fund të janarit të na dëgjon kërkesat tona, edhe kryesia e BDI-së, por edhe Ali Ahmeti. Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, pasojat do të jeni të pariparueshme”, ka thënë anëtari i degës nga BDI, A.Memedi.
I pyetur nga redaksia e portalit tonë, se kohëve të fundit dëgjohen zëra se grupi i Izet Mexhitit do të aderohen në partitë opozitare, anëtari i degës Çair në BDI, Memedi u përgjigj:”Është herët të thuhet një gjë e tillë, mirëpo vlen të theksohet se jemi në kontakt me nëndegët dhe aktivistët tanë, fundi i janarit apo fillimi i shkurtit, do jetë vendimtar”, deklaroi ai.
Ndryshe, përplasja e madhe mes Grubit dhe Mexhitit jo vetëm në degën e Çairit, por edhe brenda kryesisë së BDI-së ka ngritur tensione të fuqishme, ku thuhet se kjo përplasje mund t’a dëmton fuqishëm BDI-në brenda zonës 1 dhe 2.

Share.