fbpx

Pas Shpikjes së Vaksinës vjen Lajmi i shumëpritur nga Gjermania

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

GJERMANI- Një ekip studiuesish nga Spitali Universitar Freiburg ka provuar se kushdo që ka pas virusin korona, sistemi i tyre imunitar formon qeliza të mjaftueshme për të mbrojtur turpin.

Deri më tani nuk ka qenë e qartë nëse trupi krijon imunitet të mjaftueshëm pas infeksioneve. Disa studime kanë zbuluar se imuniteti zhduket shpejt, ndërsa studime të tjera thonë se imuniteti i krijuar është i dobët.

Ndërkohë studiuesit gjermanë kanë qenë në gjendje të tregojnë se trupi i njeriut formon të ashtuquajturat qeliza të kujtesës T. Sipas tyre kur qelizat T bien përsëri në kontakt me koronavirusët, ato shkaktojnë një reagim të shpejtë dhe efektiv të sistemit imunitar duke bërë që trupi i njeriut të jetë është imun ndaj koronës.

Pas lajmit për shpikjen e vaksinës efektive, ky është një tjetër zhvillim pozitiv. Kjo shton shpresat se pandemia mund të shkojë drejt fundit vitin që vjen.

Share.