Parlamenti britanik shtyn vendimin për Brexit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

16:54 | 19 Tetor 2019

Deputetët britanikë vendosën sot të shtyjnë vendimin për marrëveshjen për Brexit, të arritur mes Londrës dhe Brukselit, çka do ta detyrojë kryeministrin britanik, Boris Johnson, t’i kërkojë BE-së një shtyrje të re të divorcit.

Amendamenti i paraqitur nga deputeti Oliver Letwin, u miratua me 322 vota pro dhe 306 kundër.

Për përkrahësit e Letwin, kjo do të thotë dhënia më shumë kohë deputetëve për të debatuar në detaje për një marrëveshje të re, pa rrezikuar një ”no deal” deri më 31 tetor./ATSH/

Share.