fbpx

Parashikimi i zymtë: Covid-19 do të shtojë luftërat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Në “Indeksin Global të Paqes”, ekspertët këtë herë paralajmërojnë se Covid-19 mund të sjellë konflikte të reja.

Si pasojë e pandemisë, dhuna dhe konfliktet në shumë rajone të botës mund të rriten tregon studimi i Institutit Ndërkombëtar për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Sidnej të Australisë.

Në veçanti, vendet që janë të paqëndrueshme dhe karakterizohen nga tensione do të bien nën një presion edhe më të madh, për shkak të urisë dhe luftës për burimet e kufizuara, shkruajnë studiuesit. Me këtë, ata i referohen veçanërisht Afrikës.Çdo vit IEP vlerëson situatën në më shumë se 160 vende të botës duke përdorur kritere si lufta, terrorizmi, dhuna policore dhe eksportet e armëve.

IEP konstaton një rënie të marrëdhënieve paqësore në mbarë globin. Kjo vlen edhe për periudhën e raportimit 2019.

“Bota është dukshëm më pak paqësore”, thuhet në indeksin e fundit.

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë ta përkeqësojë situatën, pjesërisht sepse priten shkurtime në ndihmat për zhvillimin dhe misionet paqeruajtëse të OKB. Kjo mund t’i destabilizojë më tej vendet të prekura nga konfliktet si Liberia, Afganistani dhe Sudani i Jugut.

Tash esht Koha
Share.