19:31 | 25 Tetor 2019

19:31 | 25 Tetor 2019
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë disa komente të thjeshta rreth skuadrës së Tottenham Hotspur.
Klopp ka refuzuar të futet në spekulimet se pse Tottenham kanë dështuar të rishfaqin formën e sezonit të kaluar, por ka paralajmëruar për vështirësi në testin kundër tyre, gjatë së dielës.
Gjermani ka shprehur besimin se përkundër formës së dobët, Spurs nuk kanë harruar të luajnë futboll, duke kërkuar kështu vëmendje maksimale nga lojtarët e tij.
“Nuk mund të them asgjë për formën e Tottenham dhe situatën e tyre” ka thënë Klopp fillimisht, transmeton lajmi.net.
“Ju gjithmonë kërkoni të gjykoni gjërat nga jashtë, por nuk është e mundur. Duhet të jeni në atë situatë për të thënë gjithçka” shtoi trajneri i ‘Reds’.
“Futbolli është kështu nganjëherë. Nuk mendoj se ata kanë harruar se si të luajnë futboll” ka thënë ndër të tjerash Klopp.
Liverpool dhe Tottenham Hotspur do të vihen përballë njëra tjetrës gjatë së dielës, në kryendeshjen e javës në Premierligë. /Lajmi.net/