fbpx

Pamje si zbulohet Coronavirusi në vendin tonë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Në ditët e gjata dhe natët e vona ekipi ka zbuluar 1200 të infektuar me COVID-19.Laboratori i IKShPK-së në kushte normale kapacitetin për testime e ka në 100 testime në ditë, ndërsa gjatë pandemisë, falë stafit ata kanë arritur që të bëjnë deri në 500 testime në ditë.

Doktoresha Kaçaniku-Deva tregon përvojën e vështirë në ditët e punës për detektim të virusit COVID-19.“Për shkak të frikës se mund të infektohem me COVID-19 gjatë punës në laborator unë kam qendru me maskë, kam flejtë në dhomë të veçantë, jam mundu ta minimizojë mundësinë e infektimit të anëtarëve të tjerë të familjes, bile nuk kam ngrënë ushqim me ta”.

Ajo tregon edhe për momentet e ‘humorit’ kur i kanë pasur gjatë punës së tyre.“Shakaja më e mirë ka qenë që gjatë testimit kanë rezultu mjaft raste pozitive brenda një dite dhe gjithmonë kemi pasë ato komente ‘ai laboranti sot qenka bo nervoz’ ose ‘e paska lëshu dorën’, na kemi qeshë”, thotë Kaçaniku –

Deva.Ndërsa, deri më tani në Kosovë janë infektuar 1263 persona me COVID-19, janë shëruar 912 pacientë dhe 31 kanë vdekur.

Tash esht Koha
Share.