fbpx

Pacientët e shëruar nga Covid-19 thonë se duan të dhurojnë plazmë, por që injorohen nga institucionet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhemal Arslani nga Struga, i cili e kaloi koronavirusin, po përpiqet për disa javë që të dhurojë plazmë gjaku, për trajtimin e pacientëve të tjerë të infektuar. Megjithëse autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje muaj me radhë atyre që kanë kaluar Kovid-19, dhe që mund të dhurojnë plazmë, për ta bërë këtë, Arslani thotë se autoritetet e injorojnë.

Në  rrjetet sociale vazhdimisht kërkohet plazmë e gjakut për pacientët me Kovid. Disa ditë më parë, u shfaq një apel për një të ri nga Struga. Arslani ka rënë në kontakt me familjen, por punën më tej duhet ta përfundojë shteti. Nga Ministria e Shëndetësisë për Alsat thanë se donatorët e paraqitur i kontakton Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit.

Nëse i plotësojnë parakushtet themelore, Instituti i drejton ata për ekzaminime shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ku merren mostra për analizë të plotë biokimike… “Pasi të jenë mbledhur të gjitha të dhënat dhe nëse i plotëson të gjitha kushtet, atëherë donatori ftohet të dhurojë plazmë”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ministria theksojnë se kishte shumë interes për dhurimin e plazmës, por numri i atyre që i plotësonin kushtet ishte i vogël. Deri më tani, janë siguruar gjithsej 166 njësi plazme, ndërsa kanë dhuruar 118 qytetarë.

Miki Trajkovski

Share.