Ozil ndërron skuadër, transferohet në Serie A

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

9:24 | 19 Tetor 2019

Mesut Ozil ka luftuar për vendin e tij te Arsenal kohëve të fundit, me trajnerin Unai Emery që nuk ka përjashtuar mundësinë për largimin e gjermanit në afatin e janarit.

Ish reprezentuesi i Gjermanisë i është bashkuar Arsenalit në vitin 2013 nga Real Madrid për 47 milionë euro.

Lojtari atëkohë, pati një fillim të mbarë, por ka përjetuar rënie të dukshme të formës, sidomos në dy sezonet e fundit.

Arsenal dëshiron të largojë Ozilin, pasi lojtari fiton një pagë të madhe, prej 350 mijë funtesh në javë.

Një interesim për 30 vjeçarin ka ardhur nga Serie A, me Calciomercaton që shkruan për një interesim të Milanit./Lajmi.net/

Share.