fbpx

Opozita e vendosur për të bllokuar Kuvendin – edhe 7000 amandamente për Talat Xhaferin dhe qeverinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita shqiptare koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, kanë vazhduar edhe sot që të bllokojnë punën e Kuvendit, duke dorëzuar edhe 7000 amandamente tjera për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe qeverinë aktuale Zaev 2.
Për ngjarjen e sotshme dhe vazhdimin e bllokimit në Kuvend, ka shkruar edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili mes tjerash ka thënë:

“TO BE CONTINUED…
Sot, në emër të grupit parlamentar ASH/AAA, asistentët tanë do të dorëzojnë edhe mbi 7000 amandamente mbi propozim ligjet e radhës për financa dhe buxhet.
BLOCKED !!!”, ka shkruar koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi.

Share.