fbpx

OBSH tregon se kur do t’i Kthehemi Normalitetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bota vijon të përballet me pandeminë COVID-19, ndërsa ende është e paqartë se kur njerëzimi do t’i rikthehet normalitetit. Lidhur me këtë çështje, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë llogaritjet e përafërta se kur do të mund të zhduket COVID-19

Doktoresha Soumya Swaminathan është shprehur për CNN se jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022.

 “Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona të vaksinuar për të zhvilluar imunitet”,- tha doktoresha e OBSH-së.

Sipas saj, vaksina do të jetë e disponueshme shumë më përpara, por efekti i saj nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi do të duhet kohë që të prodhohet për vaksinim masiv./ Opinion.al

Share.