fbpx

OBSH jep Lajmin që nuk pritej, Ja çfarë thonë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk pret vaksinime në masë kundër koronavirusit të ri deri në mes të vitit të ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve rigoroze mbi efektivitetin dhe sigurinë e tyre. “Ne nuk presim të shohim vaksinim të përhapur deri në mes të vitit të ardhshëm,” u tha zëdhënësja Margaret Harris gazetarëve në një konferencë në Gjenevë.

“Faza e tretë duhet të zgjasë më shumë sepse duhet të shohim se sa mbrojtëse është vaksina me të vërtetë dhe gjithashtu duhet të shohim se sa e sigurt është”, shtoi ajo duke iu referuar provave klinike të vaksinës./ Opinion.al

Share.