fbpx

Nuk Përmbahet Pendarovski, Ja çfarë thotë ai

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe se nuk janë pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të nënshkruar në vitin 2017.

Në një intervistë për televizionin austriak ORF, Pendarovski thotë strukturat e njëjta politike që ka nënshkruar këtë Marrëveshje në Sofje, tani po dalin jashtë parametrave të Marrëveshjes.

“Askund në Marrëveshjen e vitit 2017 nuk ka asnjë shkronjë të vetme, jo më ndonjë aline, paragraf ose preambulë, ndonjë pjesë që thotë se ne në bisedimet bilaterale duhet të debatojmë për origjinën tonë etnike, për prejardhjen e maqedonasve. Nuk ka asnjë shkronjë të vetme, pjesë, aline, që dikush të thotë se duhet të negociojmë me palën bullgare, për atë nëse gjuha që flas unë tani është maqedonase apo jo”, deklaroi Pendarovski.

Ai deklaron se bullgarët në kërkesat e tyre muajt e fundit në mënyrë legjitime duan të mbrojnë të drejtat e qytetarëve të cilët deklarohen si bullgarë dhe jetojnë në Maqedoni, por mohojnë të drejtën tonë për ta kërkuar atë për ata që e përcaktojnë veten si maqedonas dhe jetojnë në Bullgari.

Sipas tij, nuk mundet që një shtet që është pjesë e Bashkimit Evropian të vendosë kushte dhe të tregojë se si duhet të lexojmë historinë dhe të përmbushim diçka që nuk është aspak pjesë e Marrëveshjes.

Share.