fbpx

Nuk përmbahet ai! Edi Rama shpërthen ndaj Vjosa Osmanit, ja çfarë thotë për të

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Rama ka folur sot për mungesën e tij në Kuvend gjatë vizitës në Tiranë të presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani.

Gazetarja: Pyetja e dytë lidhet me vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë, ku duket se ka një regres në marrëdhëniet mes dy vendeve, pse nuk morët pjesë në seancën në Kuvend, ku ajo foli për disa çështje që lidhet me qeverisjen tuaj.

Rama: Sa i takon pyetjes së dytë që lidhet me vizitën e zonjës Vjosa, mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, por kjo nuk do të thotë fshirje e problemeve. Ne nuk kemi probleme me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten, dhe nëse mund të bëj një përkufizim të përmbledhur që shoh në Kosovë, është që prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme, dhe politika e jashtme është bërë politikë e brendshme.

Ky është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim, dhe e kam adresuar dhe te udhëheqësit politikë në Kosovë, pa dashur që të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me Shengenin rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që është Minishengeni, është bërë si kalaja e Rozafës, një e ngre ditën dhe një e shemb natën.

Për mua është e paimagjinueshme që një kryeministër legjitim firmos shengenin rajonal në shtëpinë e bardhë, dhe një presidente në detyrë shprehet jashtë Kosovës kundër kësaj. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative dhe të vish në Tiranë për të bërë propagandë që të fitosh vota. Ai tra atje nuk është kufi. Nëse për zonjën Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë traun duhet ta paguajnë të gjithë qytetarët e atdheut, pasi është një kontribut për rrugën.

Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional folklorizimit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjete të tjera.Facebook-u, Instagrami, deklaratat, nuk zëvendësojnë pushkët dhe nuk përdoren as si topa, as si bomba e granata, sepse thjesht plagosin vetveten, jo kundërshtarin. Me atë formë ne kurrë nuk do e kishim hapur linjën e energjisë të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Share.