fbpx

“Nuk është Zvicra, as Austria”, Foto nga kompleksi Turistik në Trojet tona, Ja ku ndodhet…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo pamje ponoramike vjen nga Vermoshi, një nga perlat e natyrës në Malësinë e Madhe.

Fotot u ndanë nga kryeministri Edi Rama këtë mëngjes në faqen e tij në facebook, i cili tregon se investimi është i banorëve të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë.

Rama nuk ka shmangur dhe ironinë me kritikët për investimin turistik, duke nënvizuar se kjo është një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike.

Postimi i Ramës në facebook

dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e Rilindjes Rurale dhe e projektit tanimë të përfunduar të Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit,

Ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur.

Mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen,

Cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike.

Share.