fbpx

“Nuk dua t’ia përmend emrin, por”, Erdogan e paralajmëron Macronin…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Erdogan duket se ka arritur kulmin e durimit me homologun e tij francez Emmanuel Makron. Presidenti turk i është kthyer keq dhe e ka marrë tejet personale mbështetjen e Francës ndaj Greqisë në konfliktin mes tyre.

Përgjigja e presidentit francez erdhi pas deklaratave të Macronit në ishullin e Korsikës pas takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, se ai nuk kishte ndonjë problem me popullin turk, por me Erdoganin.

Erdogan i ktheu përgjigje gjatë një takimi në përkujtimin e grushtit të shtetit më ‘80-ën. “S’dua t’ja përmend emrin, por më duhet ta bëj sepse ai është shumë i angazhuar duke u marrë me mua personalisht. Ai tha se s’ka problem me popullin turk, por me mua, atëhere i them: Z.Macron, do të kesh një problem shumë të madh me mua personalisht. Ju jeni ata që keni vrarë me miliona në Afrikë dhe sidomos në Algjeri. Ne gjithnjë e kemi ndihmuar Afrikën, sëfundmi kemi dërguar ndihma për koronavirusin, po ju çfarë keni bërë?“,-u shpreh ai.

Share.