21:50 | 22 Tetor 2019

21:50 | 22 Tetor 2019
Sonte rreth orës 19:00, në lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku.
Policia thotë se një person ka pësuar lëndime ndërsa dëmet materiale janë të mëdha në të dy veturat e përfshira, transmeton lajmi.net.
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Lajmi.net/