fbpx

Një arsyje e fshehur, që mund të konsiston me rastet e rritura me Covid-19 kudo në botë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parë goditje të mëdha në numrin e rasteve të reja të koronavirusit në vendet si Florida, Texas, Arizona, Utah, California.

Por, çfarë po shkakton kjo situatë e krijuar me të gjitha këto raste të reja që kanë qenë jashtëzakonisht shqetësuse me situatën aktuale në SHBA?

Disa faktorë që janë të përfshirë në lojë, sipas disa mjekëve thonë se një në veçanti është që duket se ka pasur një ndikim të madh: lodhja mbi kujdesin.

Profesoreshë e fushës së psikiatrisë Jacqueline Gollan thotë se lodhja mbi kujdesin gjatë këtyre ditëve në pandemi është si çdo lodhje tjetër.

Në thelb, ju lodheni nga të gjitha këto gjëra si larjet e duarve, maskat dhe distancimi shoqëror, dhe filloni t’i bëni ato gjithnjë e më pak me kalimin e kohës.

“Pavarësisht nëse jeni duke e përdorur një maskë ​​ose qëndron gjashtë këmbë larg njerëzve, lodhja e shfaqur si pasojë e këtyre veprimeve të vazhdueshme janë një motiv i ulët ose energji e ulët për të zbatuar udhëzimet e sigurisë,” tha ajo në një intervistë me Northwestern University.

“Ju mund ta konsideroni lodhjen ndaj kujdesit të shtuar të jetë e ngjashme me një bateri AA,” shton ajo.

“Fillimisht mund të keni qenë të energjizuar dhe të përqendruar pozitivisht në ndjekjen e sjelljeve pandemike të sigurisë.

Por ndërsa virusi ka vazhduar më tej, ju mund të filloni të përqëndroheni në gjërat negative dhe të ndjeheni të varfëruar fizikisht ose mendërisht”.

Poashtu, lodhja e ardhur si pasojë e këtyre veprimeve të përsëritshme dhe të vazhdueshme ka shkaktuar një betejë midis amigdalës (pjesës së trurit tuaj që regjistron frikën) dhe hipokampusit (pjesa e trurit tuaj që përcakton nëse kemi të bëjmë me frikën si kërcënim i vërtetë apo jo)./GSh/

Share.