
Alsat
2019-10-24T11:58:34+02:00
Pothuaj pesë herë më i ulët se mesatarja për tetor është niveli i Drinit të Zi në Lozhan, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Janë përgjysmuar nivelet e lumenjve Treska në Makedonski Brod, lumit Sateska në Botun, i Cërnarekës në R.B. Most, i lumit Strumicë në Novosellë, i Pçinjës në Pelincë dhe i Lepencit në Shkup.
Diçka mbi mesataren janë edhe Vardari në Shkup, si dhe Pçinja në Banjën e Katllanovës.
Nivelet e liqeve, i Ohrit, i Prespës dhe i Dojranit, është në kuadër të mesatares së tetorit.
Loading…