fbpx

Nikolovski: Koalicioni i krimit LSDM/BDI miratoi PDU në vlerë prej 200 milion euro në dobi të një biznesmeni kontravers

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikolovski ka reaguar për një biznes të mundshëm kriminal në Tetovë, transmeton Almakos.

Nikolovski drejton gishtin te përfaqësuesit e LSDM-së dhe BDI-së duke i lidhur me biznesmenin kontravers malazez Miodrag Daka Davidkoviq.

Në vijim e keni reagimin e plotë të Aleksandar Nikolovski:

Larg syve të opinionit publik me 31 gusht të këtij viti, vetëm një ditë pas formimit të qeverisë së LSDM-së me BDI-në në Këshillin e Komunës së Tetovës ku shumicën e kanë njashtu LSDM-BDI u votua plani detal urbanistik i cili në vete bart krim, korrupsion si dhe një kontekst serioz dhe kontravers regjional.

Një ditë pas votimit të Qeverisë, mafia në vepër tregoi se si duket koalicioni i një estabilshmenti politik dhe kriminelëve. Në seancën e Këshillit të Komunës së Tetovës është votuar plani detal urbanistik për bllokun urban 57a i cili gjendet në vendin e ish gjigandit SHIKJelak.

Me PDU në tërësi u prish balanca dhe jeta urbane në qytet. Me këtë PDU parashikohet ndërtimi i 230.000 metra katror prej të cilave banesa për banim do të janë 140.000 metra katror, ndërsa rreth 80.000 metra katror objekte biznesore. Më thjeshtë kjo gjë nënkupton rreth 2000 banesa të reja në Tetovë me rreth 8000 banor të ri, si dhe objekte biznesore të cilët në mënyrë shtesë do ta ngarkojnë qytetin. Plan për të cilin nuk ka kushte as urbanistike e as trafiku, e sidomos kushte humane për jetesë. Plan për të cilin përfitimi potencial i investitorit tejkalon 200 milion euro.

Këtu vijmë te pyetja kyce, kush është pronari i tokës dhe për kënd LSDM-ja dhe BDI-ja janë duke e përgatitur këtë biznes profitabil?

Pronar i objekteve në ish SHIKJelak si dhe i tokës ku do të ndërtohet është biznesmeni kontravers malazez Miodrag Daka Davidoviq. Opinioni maqedonas e njeh nga bisedat që u publikuan para zgjedhjeve parlamentare ku dëgjohet qartas se ka dhënë 300.000 euro me qëllim që t`i kryhen punët, ndërsa në mënyrë shtesë premton 2000 metra katror tokë dhe 2 milion euro nëse përfundon puna e lidhur me SHIKJelak Tetovë.

Opinionit maqedonas njashtu iu prezantua se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja në më së paku tre seanca të mbajtura me 25.12.2018, me 15.01.2019 dhe me 07.02.2019 ka dhënë pëlqim që të ofrohet pjesa e mbetur e SHIKJelak Daka Davidoviqit i cili tashmë posedon një pjesë të SHIKJelak duke përdorur zbrazëtirat në ligj. Me këtë, biznesmeni malazez kontravers Miodrag Daka Davidoviq ka të drejtën e blerjes me cmimin fillestar të ulët blerës të tokës së SHIKJelak dhe në të me PDU të re të ndërtoje objekte prej të cilave do të përfitoje 200 milion euro.

Se asgjë nuk është e rastësishme u dëgjua edhe në bisedat prej të cilave u mor vesh se Davidoviq është në komunikim të vazhdueshëm me Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i qeverisë, ndërsa ka takime edhe me Zoran Zaev.

Votimi i PDU kontestues vetëm një ditë pas formimit të Qeverisë, pas pëlqimit paraprak nga Ministria për transport dhe lidhje njashtu e udhëhequr nga LSDM-ja, vetëm se po i vërteton të gjitha aktivitetet kriminale të publikuara në bisedat e përgjuara para zgjedhjeve, njashtu hap edhe dyshime për vepra të reja penale në llojin e autorizimeve të investitorëve.

Parashtrohet pyetja se te kush do të përfundojnë 2000 metra katror tokë dhe 2 milion euro të përmendura në bisedime si shtesë e 300.000 eurove tashmë të paguara?

Kush nga LSDM-ja dhe BDI-ja janë të përzier këtu?

Qëllimi i koalicionit të gënjeshtrës midis LSDM-së dhe BDI-së a është vazhdimi i krimit?

Dhe a janë të vetëdijshëm në LSDM dhe BDI për kontekstin regjional që lidhet me orientimet gjeostrategjike të regjionit dhe rrolit të Miodrag Daka Davidoviq në të njëjtat? Për këtë do të shkruaj gjatë ditës së nesërme./Almakos/

Share.