fbpx

Nga “frika” e Iranit, Arabia Saudite përpiqet që afrohet përsëri me Turqinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas fitores së Joe Biden Arabia Saudite ka frikë se Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet ndaj Iranit dhe do të kthehen në marrëveshjen bërthamore me Iranin, marveshje e cila mund t’i mundësojë Iranit forcimin ekonomik dhe mundësinë e blerjes së armëve të përparuara, duke u kthyer kështu në politikën e zgjerimit në vendet e gjirit, veçanërisht në Jemen.

Gjatë mandatit të Presidentit Barack Obama, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite ishin shumë të mira. Sidoqoftë, kjo ndryshoi me ardhjen e Presidentit Trump, i cili ndërmjetësoi në normalizimin e marrëdhënieve midis shteteve arabe dhe Izraelit. Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adel al-Jubeir madje ka thënë se mbretëria do të konsiderojë armatosjen e saj me armë bërthamore nëse Irani i siguron ato, shkruan InfoShqip.

Tensionet mes vendeve të Gjirit, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqisë janë rritur mes vazhdimisht kryesisht si shkak i politikës turke në rajon. Muajin e kaluar, sauditët filluan një fushatë për të bojkotuar produktet turke me qëllimin e destabilizimit ekonomik të Ankarasë.

Por së fundmi Mbreti i Arabisë Saudite Salman dhe Presidenti Erdogan ranë dakord që kanalet e dialogut duhet të hapen, në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të zgjidhin problemet.

Si një shenjë e përmirësimit të lidhjeve, Mbreti Salman urdhëroi ndihmë emergjente për Turqinë në fillim të këtij muaji për viktimat e tërmetit të fundit vdekjeprurës që goditi qytetin turk të Izmirit. Sidoqoftë, disa analistë politikë i lidhin lëvizjet Saudite me fitoren e Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA. /InfoShqip.com

Share.