17:07 | 21 Tetor 2019

17:07 | 21 Tetor 2019
Shërbyesi mediatik amerikan Netflix ka thënë se po monitoron njerëzit që po iu japin fjalëkalimet familjes dhe miqve të tyre.
Zyrtari kryesor i produkteve të kompanisë, Greg Peter, tha se po mëton të ndalojë grupe të mëdha njerëzish që ndajnë një abonim të vetëm, transmeton lajmi.net.
Shërbimet e Netflix-it, njofton Daily Mail, aktualisht kushtojnë 7-14 euro, me opsion për t’u shfrytëzuar nga katër pajisje në të njëjtën kohë.
Duke folur në një intervistë me video për fitimet e Netflix në tremujorin e tretë të vitit 2019, Peter u pyet se çfarë kishte planifikuar të bënte ndërmarrja në lidhje me ndarjen e fjalëkalimeve të llogarive me të tjerët.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë këtë apsket, kështu që ne po analizojmë situatën. Do të shohim [nëse ka] mënyra të përshtatshme për konsumatorin për të shmangur këtë, por unë mendoj se nuk kemi ndonjë plan arbitrar drejt shmangies së këtij fenomeni”, tha zyrtari i kompanisë së shërbimeve mediatike.
Netflix tashmë kufizon numrin e njerëzve për përdorimin e një llogari të vetme – përdoruesit duhet të paguajnë shtesë nëse dëshirojnë të kenë tre ekrane të veçantë në përdorim në të njëjtën kohë. /Lajmi.net/