fbpx

NESIMI: DALJA NË ZGJEDHJE DO TA SJELLË NDRYSHIMIN

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët duhet të dalin në zgjedhjenësë duan të shprehin vullnet politik, ndërsa bojkoti nuk është zgjidhje, vlerëson publicisti Robert Nesimi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Zgjedhjet parlamentare nukjanë si zgjedhjet presidenciale, shumë njerëz këtë nuk e kuptojnë. Në zgjedhjet presidenciale ose referendum, kërkohet një konsensus prej 40%, aty bojkoti është një formë e shprehjes së vullnetit politik. Në zgjedhjet parlamentare edhe 50 veta me dalë, sërish do zgjidhen 120 deputetë. Ti nëse rri në shtëpi, nuk bën asgjë, nuk ke shpreh asgjë. Në fakt politikanët, ato që janë të pushtetit, preferojnë që njerëzit të rrinë në shtëpi, sepse ato kategori njerëzish, aktivistësh që i kanë vet, ata do të dalin. Ata nuk kanë interesim që të dalin tjerët, sepse tjerët do ta bëjnë ndryshimin”, deklaroi Nesimi.

Share.