fbpx

Nesër pritet që të takohen liderët e opozitës në Maqedoninë e Veriut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër pritet që të takohen liderët e opozitës në Maqedoninë e Veriut.
Burime të besueshme nga VMRO-ja, por edhe opozita shqiptare, konfirmojnë se të premten në hotelin ‘Hilton’ në Shkup do të ketë një takim mes krerëve opozitarë Hristijan Mickoski, Ziadin Sela e Afrim Gashi.
Se çfarë do të bisedohet dhe a mund të jetë takimi i nesërm pikënisje për një bashkëpunim eventual opozitar për zgjedhjet e ardhshme lokale 2021, kjo gjë mbetet të shihet gjatë takimit që pritet të zhvillohet mes Mickoskit, Selës dhe Gashit.

Share.