”Nëse Messi dëshiron të jetë më i miri, ai duhet të shkojë te Real Madrid”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

9:32 | 31 Tetor 2019

Ish-portieri i Boca Juniors, Hugo Gatti ka pohuar se e vetmja mënyrë që Lionel Messi mund të provojë se është lojtari më i mirë në botë është të transferohet te Real Madrid dhe të tregojë se ai mund të arrijë atë që bëri Cristiano Ronaldo.

Megjithëse Messi prodhoi një paraqitje spektakolare në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Real Valladolid të martën – duke shënuar dy gola dhe duke asistuar dy të tjerë.

Bashkatdhetari i tij nuk është i bindur që ai mund të bëjë të njëjtën gjë kundër klubeve të mëdha, transmeton lajmi.net.

“Duket sikur unë jam anti-Argjentinas, por derisa Messi të luajë në ndeshjet e mëdha, ai do të vazhdojë të jetë lojtar i ndeshjeve në shtëpi”, tha Gatti në emisionin televiziv ‘El Chiringuito de Jugones’.

“Ai duhet të ketë topa për të shkuar te Real Madrid dhe të provojë gjithçka atje si Cristiano”.

“Përndryshe ai do të jetë vetëm një lojtar më shumë, asgjë më shumë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/

Share.