fbpx

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Valbona Tafilaj e cila është mjeke-psikiatër në Prishtinë dhe punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka reagur ndaj disa qytetarëve që nuk kanë mbajtur maskën e as distancën, raporton Periskopi.

Së fundmi, Tafilaj ka reaguar pasi në shumë markete, lokale e barnatore ka parë masë të madhe njerëzish duke mos i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

E revoltuar nga çka ka parë, mjekja thotë se 80% e personave nuk e kishin vënë maskën e as nuk e mbanin distancën.

Tutje, përpos që rekomandon të ketë mbyllje totale, ajo thotë që edhe ‘’trutë do ua mbyllte’’ njerëzve të papërgjegjshëm që shpërfillin masat anti-COVID-19.

Kujtojmë se edhe mjekja ka qenë e infektuar me koronavirus në kohën kur virusi kishte shpërthyer në Kosovës. Ajo kishte qëndruar 30 ditë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare për tu shëruar nga COVID-19,

Share.