13:57 | 15 Tetor 2019

Edi Rama
13:57 | 15 Tetor 2019
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.
“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet. Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme.
Presidenti i Francë ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.