Në Nju Jork u kërkua dënimi krimeve serbe të kryera në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

20:01 | 29 Tetor 2019

Sot në Nju Jork është mbajtur protesta e organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, ku u kërkua drejtësi për krimet e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Në protestë, e cila u mbajt para konsullatës së Serbisë në Nju Jork, u tha se komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan, kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale të kryer nga forcat serbe, dhe iu bë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman tha se “Serbia duhet të dënohet për krimet e kryera në Kosovë”.

Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim.

Share.