fbpx

Ndizen tensionet, Macron: T’i tregojmë vendin Turqisë. Reagon Ankaraja: Franca do marrë përgjigjien e duhur, nëse guxon të veprojë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Turqia nuk është më një aleat në rajon. Edhe pse është një vend anëtar i NATO-s, nuk sillet si i tillë.Veprimet që po ndërmerr Turqia në Mesdhe janë të papranueshme.

Macron: “Turqia nuk mund të veprojë me gjuhë provokimi. Turqit janë një popull i madh, por edhe ne europianët duhet që të qëndrojmë më të ashpër ndaj qeverisjes së Erdogan. Turqia është në fantazinë e krijimit të një perandorie”.
Nga Ankaraja reagoi zëdhënësi i partisë në pushtet, Omer Çelik, i cili u shpreh se edhe Turqia do t’i tregojë vijën e kuqe Macronit në Mesdhe dhe Franca do të marrë përgjigjen e duhur.

Share.