fbpx

Ndihma Shtetërore, Përfitojnë 300 mijë Qytetarë, Ja si do merret Paratë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga nesër në llogaritë e 300 mijë qytetarëve do të fillojnë të paguhen nga 9.000 denarë.

Këto para kanë për qëllim të ndihmojnë një kategori të caktuar të qytetarëve për përballje me situatën e shkaktuar nga virusi Korona.

Paratë do të mund të përdoren për të blerë produkte vendore, por edhe për të paguar në kafene dhe parukeri. Me pakon e tretë të masave ekonomike janë të përfshirë 730. 000 qytetarë.

Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook shkroi se rreth 115.000 persona prej nesër do të marrin vauçer për turizëm vendor, si  pjesë e pakos së tretë ekonomike për mbështetjen e turizmit.

“Qytetarët që i përmbushin kushtet për këtë masë, në postën e tyre elektronike do të kenë kod QR në vlerë prej 6000 denarë dhe udhëzime për përdorimin e të njëjtave.

Ta përforcojmë turizmin vendor, të pushojmë në vend” shkroi Zaev.

Share.