18:31 | 19 Tetor 2019

18:31 | 19 Tetor 2019
Racizmi po kthehet në një ‘kancer’ të futbollit.
Sezoni i kaluar, por edhe ky sezon, po përcillen me shumë probleme që po shkaktohen nga fyerjet raciste të tifozëve.
Shembulli më i freskët është ai nga Bullgaria, ku kombëtarja e Anglisë kaloi nëpër një tmerr të vërtetë.
Por, as në tribunat angleze nuk qëndrojnë punët më mirë. Sot, në kualifikueset për FA Cup, në raundin e katërt ku u përballen Haringey Borough dhe Yeovil, është ndërprerë ndeshja shkaku i fyerjeve raciste, raporton ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.
Lojtarët u larguan nga fusha, pasi portieri Valery Douglas ka thënë se ai ishte viktimë e fyerjeve raciste.
Valery Douglas mbron ngjyrat e skuadrës së Haringey Borough.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat që do të bëjë Federata e Futbollit të Anglisë, pas këtij incidenti. /Lajmi.net/