fbpx

Naser Nuredini do ta voton qeverinë ku nuk do të marr pjesë B.D.I

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekologjisë nga radhët e B.D.I-së, Naser Nuredini, sipas të gjitha gjasave pritet që të voton qeverinë e re ku nuk do të marr pjesë Bashkimi Demokratik për Integrim. Informatat jozyrtare, brenda degës së B.D.I-së në Bogovinë, thonë se ministri i Ekologjisë i cili vjen nga Bogovina e Tetovës, do të voton qeverinë e re ku nuk do të jetë pjesë e saj B.D.I. Sipas burimit në fjalë, marrim vesh se Naser Nuredini u ka thënë strukturave partiake se personalisht ai do të voton qeveri ku nuk do të jetë pjesë e saj Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Kjo situatë e palakmueshme, ka alarmuar strukturat partiake të B.D.I-së në Bogovinë, të cilët thonë se këtë shqetësim strukturat partiake ditë më parë i’a kanë shprehur edhe vet kryetarit Ali Ahmeti.

Share.