fbpx

Mustafa: LDK është e gatshme për zgjedhje, dhe do të organizohet për fitore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia që e drejton është e gatshme për zgjedhje të reja. Ai ka njoftuar se ka pasur takime me Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve.

“Të nderuar veprimtarë të LDK-së. Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.”

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore.”

Ai theksoi se do t’i jepet shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve

“Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, shkroi Mustafa në Facebook.

Share.