fbpx

Mubekir Palloshi nga Alternativa: Ali, mos e bëj pazar përqindjen e shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sot nga lsdm deklaruan që marrëveshja për prolongim të regjistrimit te popullsisë mes Zaevit dhe Mickovskit ka qenë në koordinim me Bdi-në dhe vet liderin e kësaj partije Ali Ahmetin.
Për fatë të keq gjatë gjithë qeverisjes së BDI-së, shqiptarëve dita ditës ju vështirësohet jeta dhe si rutinë është bërë që çdo politikë e BDI-së të del në fund shumë e dëmshme për shqiptarët.
Sot duhet te jemi pranë një procesi shumë të rëndësishëm që është regjistrimi i popullsisë i cili në një vend normal dhe demokratik duhet të jetë thjeshtë një operacion statistikor e asgjë më tepër.
Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut asgjë nuk është e thjeshtë sepse në gjithçka tentohet të manipulohet e përfshirë këtu edhe vet numrin e qytetarëve dhe përkatësisë së tyre etnike.
BDI në kontinuitet është treguar se nuk kanë kapacitet për të bartë procese të rënda shtetërore, kjo bazohet në punën e tyre dy dekada me radhë prej se janë në qeveri, për të qenë korrekt do të ceki vetëm disa shembuj që tregojnë qartë mosdijen e tyre, e mosdijen e tyre tani mundohen të na paraqesin si të arritur të madhe kombëtare.
-Në vitin 2004 BDI negocioj (bëri pazar) me ndarjen territoriale që rezultoi me një Kumanovë pa Likovë, një Çair geto, një qendër etnikisht të pastër e shumë të tjera.
-Ligji për gjuhën u zyrtarizua 5 herë, me ligjin për veteranët e UÇK-së është bërë kampanjë zgjedhore një tre herë, me buxhet proporcional është terrorizuar elektorati në çdo cikël zgjedhor, me investime kapitale çdo herë kanë rreh gjoks, sidomos me rrugën Shkup-Bllacë që ska mbet kush i BDI-së pa u fotografuar te bagerat e pa thënë: “U tha u bë”, e ende për bes nuk u bë!
Ka shumë gjëra të pa bëra e të zeza të BDI-së, po të fillojmë ti numërojmë na duhet aq shumë vite sa kanë pasur pushtet, sepse për çdo ditë të zotit kta kanë shpikë nga një gënjeshtër apo trillim, që faktikisht janë futur nga skandali në skandal, dhe është e dhimbshme që BDI-ja këto gënjeshtra dhe manipulime i quan PR pa fije turpi.
Sot regjistrimi është jetik për të gjithë etnitë e sidomos për shqiptarët nga që besojmë se në vitin 2002 kur është bërë regjistrimi i fundit është fshehur përqindja reale e shqiptarëve.
Regjistrimi duhet të realizohet që të pasqyron realitetin dhe të dihet saktë numri i çdo etnie në Maqedoninë e Veriut, e jo të bëhet sipas fontan dëshirave të partive në pushtet dhe më e keqja në emër të ndonjë stabiliteti të brendshëm shtetëror të fshihet pasqyra e vërtet e popullsisë,
Për fat të mirë, kësaj rradhe kemi një opozitë shumë të fuqishme që do të jetë gardian i mbrojtjes të interesave shqiptare dhe sdo të lejon pazare të ulëta siç kanë ndodhur deri më tash.
Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët është duke e vëzhguar dhe ndjekur çdo hap të partive në pushtet për ta mbrojtur popullsinë shqiptare nga çdo padrejtësi, sepse e dimë shumë mirë se kjo partia “shqiptare” në pushtet është tregtar i mirë, pa fije turpi tregton dhe bën pazare pa hezitim në dëm dhe kurriz të shqiptarëve.
Kësaj radhe BDI-së nuk do ti kalojë një tregti e tillë, Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët do të mbrojnë dinjitetin tonë si shqiptarë dhe nuk do të lejon lojëra të tilla duke mos dëmtuar asnjë etni tjetër.

Për në fund e porosisim Aliun:
Mos e bëj pazar përqindjen e shqiptareve siç ke zakon ti të bësh pazar çdo send se do tju gjykojnë nipat e tanë e besa edhe ne që jemi sot nuk do tua falim dhe do të jepni llogari”, ka shkruar anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Mubekir Palloshi.

Share.