9:52 | 30 Tetor 2019

09:52 | 30 Tetor 2019
Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë prezantimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL), për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore.
Qëllimi kryesor i këtij prezantimi u tha se është që të rishikohet statusi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të Vogla dhe të Lehta dhe të municioneve në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar deri në vitin 2024, si pjesë e nismës franko-gjermane dhe planin e miratuar në Kosovë.