21:27 | 27 Tetor 2019

21:27 | 27 Tetor 2019
Roger Federer shkëlqeu nga fillimi në fund në finalen e Swiss Indoors Basel të dielën, ku u përballë me Alex de Minaur.
Tenistri zviceran shënoi fitore 2-0 në sete 6-2, 6-2 – dhe kësisoj fitoi për herë të 10-të këtë turne.
Federer shtoi trofeun e 2019 në triumfet e tij të mëparshme në 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2014, 2015, 2017 dhe 2018, përcjell lajmi.net.
“Çfarë momenti për mua të fitoj titullin e 10-të në Basel”, tha Federer, i cili tani ka fituar turneun në pesë vitet e fundit – ai e humbi turneun 2016 me një dëmtim të gjurit.
“Kam pasur shumë fitore disa herë të fundit që kam luajtur këtu dhe mezi prisja që të ngre përsëri këtë trofe”.
“Kohët e mira tani. Unë nuk mund të isha më i lumtur”, u shpreh ai. /Lajmi.net/