Morales shpall fitore që në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Bolivi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

19:35 | 24 Tetor 2019

Presidenti i Bolivisë Evo Morales, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se është në epërsi të lartë kundrejt rivalit kryesor Karlos Mesa.

Mediat britanike përmendin se ajo është e mjaftueshme për fitoren e tij që në rrethin e parë të zgjedhjeve, transmeton gazeta KOHA.

“Kemi fituar në rrethin e parë”, ka thënë Morales në pres konferencë, duke shtuar se ka mbetur të numërohen vetëm edhe 1.5 për qind e votave.

Mediat amerikane theksojnë se Mesa e ka akuzuar presidentin aktuale se ka bërë “mashtrim të madh” që të rizgjidhet për herë të katërt.

Në bazë të 98 për qind të votave të numëruara, Morales ka fituar 46.78 për qind të votave.(koha.mk)

Share.