fbpx

Momenti kur Robin Krasniqi, bëhet Kampion i Botës – Nokauton Boeselin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Haxhi Krasniqi është kampion bote në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, dhe në versionin IBO, pasi ka ka arritur ta mposhtë me nokaut në rundin e tretë, Dominic Boesel.

Boksieri shqiptar priti 15 vite për ta bërë realitet ëndrrën e tij që të jetë kampion bote.

Krasniqi u bë kampion bote pasi në përballje me gjermanin Dominic Boesel triumfoi pasi e nokautoi kundërshtarin në raundin e tretë.

Pas meçit Krasniqi dha një deklaratë emocionuese, duke thënë se ka qarë dhe ka qeshur gjatë këtyre viteve për ta arritur qëllimin e tij.

“I uroj Dominicut rikthim të shpejtë. Jemi familje e madhe… Kjo luftë ka zgjatur 15 vjet. Kam pasur ulje dhe ngritje. Kam qarë, kam qeshur. Tani kam arritur të përmbush ëndrrat e mia”, ka deklaruar Krasniqi.

33-vjeçari ka 57 meçe të zhvilluara në boksin profesionist, ku ka marrë 51 fitore e gjashtë disfata.

Meçi ndaj Boesel ishte i treti për kampion bote në katër versionet e mëdha si WBC, WBA, IBF e WBO, por në dy herët e kaluara kishte pësuar humbje.

Video:

Share.