fbpx

Mjeku shqiptar ne Gjermani vjen me nje deklarate qe shokon gjithe opinionin, ja cka eshte Koronavirusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Erion Dasho Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, ka rrëfyer se pandemia e koronavirusit nuk është një hata siç e kanë bërë shumë njerëz duke ngjallur panik, por thjesht një sëmundje.

Këtë thënie ai e referon edhe tek shembujt e pandemive të kaluara dhe në mënyrën si janë kaluar duke kthyer më pas gjithçka në normalitet.

Dasho shton se në fund ne do qeshim me frikën tonë për këtë pandemi e cila do jetë thjesht “një ftohje” e zakonshme.

Postimi i plotë:

Një shembull për ne Ne shqiptarët, me sa duket duam të mbetemi unikë dhe as COVID nuk po na ndryshon dot. Kur jap në facebook shembuj të vendeve të suksesshme që kanë kontrolluar COVID marr shpesh komente mosbesuese. Kur dhashë dje shembullin se ata pak mjekë dhe infermierë që kishte Shqipëria në 1950-ën arritën të kontrollonin malarjen, përsëri nuk mjaftoi të bindte shumë nga miqtë se 3,000 mjekë dhe 12,000 infermierë sot mund të kontrollojnë COVID-in.

Logjika më e çuditshme e këtyre ditëve ka qënë: Kur dështoi Italia dhe Spanja, si do ta kontrollojmë ne? Po mirë, Gjermania dhe Suedia po e kontrollojnë me masa minimale… – Pse Suedia dhe Gjermania jemi ne?! Na është mbushur mendja se “nuk duhet të bëhemi si Italia dhe Spanja, por as nuk jemi si Gjermania dhe Suedia”. Në se nuk jemi as Shqipëria e 1950, as Suedia e 2020, çfarë jemi??!! Duke qënë se shpikësit ka kohë që kanë ikur nga vendi ynë, shpikje nuk bëjmë dot më.

Gjëja më me mend që mund të bëjmë sot është të marrim shembujt e botës, apo shembujt tanë kur kontrolluam malarjen, sifilizin, kolerën, fruthin, gripin e derrit, etj. dhe t’i zbatojmë. Nga Europa të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania. P.sh. të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8. Kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar… MASA INTELIGJENTE për sot është “Të mësojmë nga bota dhe ta trajtojmë COVID si një sëmundje dhe jo si një hata”. Pas 2 vjetësh COVID do të jetë një “ftohje” dhe ne do të qeshim me frikën tonë sot…

Share.