fbpx

Ministria e Financave del me njoftim për të gjitha kategoritë përfituese nga Pako Emer gjente

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria Kurti për nevoja emer gjente të qytetareve dhe bizneseve.

Disa nga mas at kishin filluar të zbatohen, por tani pas ardhjes së Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, pakoja thuhet se nuk mund të zbatohet pasi që nuk ka mjete financiare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në proces të rishikimit të buxhetit dhe se me buxhetin e rishikuar do të sigurohen fondet.

“Me buxhetin e rishikuar, i cili pritet të shkojë së shpejti për aprovim në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, do të sigurohen fonde të mjaftueshme për implementimin e plotë të pakos fiskale emergj ente”, tha Shahini.
Arsyeja e vonesave të shkaktuara deri më tani rreth Pakos fiskale emergj ente, thotë Shahini, rrjedh prej faktit se disa nga masat e zotuara nuk kanë qenë të përfshira brenda linjave të buxhetit.

Share.